“Nëse ju dëgjohet zëri, ju gjuajmë nga dritarja”, maltretimi i pacientëve shqiptarë nga serbët gjatë luftës

Salih Krasniqi, mjeku tashmë i dalë në pension, kujton kohën e luftës se si janë maltretuar pacientët shqiptarë në QKUK nga personeli mjekësor serb.

Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, ai tregoi se si ka pasur vuajtje të shqiptarëve në spitale dhe se si i kanë treguar një rast kur në QKUK ksihte shkuar një medium i huaj për t’i bërë incizimet.

“U kanë thënë ‘nëse ju dëgjohet zëri, do t’ju gjuajmë nga dritarja’. Pra nuk kanë guxuar të flasin asgjë për keq, përndryshe më kanë treguar se kanë qenë shumë të maltretuar prej infermiereve ose personelit shëndetësor”.

“As ushqim e trajtim të mjaftueshëm nuk i kanë dhënë”, kujton mjeku Krasniqi.

Go to TOP