Nënshkruhet granti mes Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Ambasadës së Japonisë

Sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të grantit për projektin “Përmirësimi i mjediseve të stërvitjes në klubet e xhudos në qytetet rajonale të Kosovës”, të mbështetu#Grantr nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në kuadër të programit GCGP.

Ky grant do të mbështesë realizimin e këtij projekti i cili synon avancimin e kushteve të stërvitjes përmes furnizimit me pajisje moderne të xhudos dhe mjete për përgatitje fizike në tre dojo të klubeve rajonale.

Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së mëtejshme të xhudos në Kosovë.

Falënderojmë Ambasadën e Japonisë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e sportit të xhudos në vendin tonë. /Kosova.info/


Go to TOP