Nehat Çitaku rizgjidhet zëvendëspresident i Unionit Mesdhetar të Pingpongut

Kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku, është rizgjedhur në pozitën e zëvendëspresidentit të Unionit Mesdhetar të Pingpongut për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi është marrë në Kongresin e fundit të këtij institucioni, i cili është mbajtur më 2 maj në Londër.

Sipas njoftimit të Federata e Pingpongut e Kosovës, rizgjedhja e Çitakut në këtë pozitë paraqet një vlerësim të rëndësishëm për punën e tij në zhvillimin e pingpongut, si dhe një arritje për sportin kosovar në përgjithësi.

“Kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës Nehat Çitaku rizgjidhet zëvendëspresident i MTTU-së për mandatin e ri 4-vjeçar Në Kongresin e fundit të Mediterranean Table Tennis Union, të mbajtur më 02 maj 2026 në Londër në kuadër të Kampionatit Botëror WTTTC London 2026, Nehat Çitaku është rizgjedhur në pozitën e zëvendëspresidentit të MTTU-së për një mandat të ri katërvjeçar. Rizgjedhja e tij në një nga pozitat drejtuese të MTTU-së, përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për punën e deritanishme dhe njëkohësisht rrit prezencën e Kosovës në strukturat ndërkombëtare të sportit të pingpongut”, ka njoftuar FPK.


Go to TOP