Nedelkoviq në rastin `Banjska`: Radoiçiq vetë e ka marrë përgjegjësinë

Seanca në rastin “Banjska” po vazhdon me dëshminë e Rade Nedelkoviq.

Nedelkoviq ka deklaruar se jeton në fshatin Banjskë të Zveçanit që 60 vjet. Tutje para trupit gjykues ai ka folur për atë që ka parë e dëgjuar më 24 shtator të vitit 2023.

“I kam paralajmëruar që të largohen nga terrasa e hotelit ‘Rajska Banja’ mundet dikush t’i vret dhe janë larguar. Kam mbetur të fle në një dhomë, të nesërmen kam shkuar në shtëpi dhe nuk e di çfarë ka ndodhë”, ka dëshmuar Nedelkoviq.

I pyetur nga prokurori special Naim Abazi nëse dëshmitari e ka strehuar një person të plagosur në hotelin ‘Rajska Banja’, dëshmitari u përgjigj: “Shefi nuk më ka urdhëruar por më ka thënë që të ja jap dhomën numër 6”.

“Kush i mban emrat, listat e mysafirëve”, ka pyetur prokurori. “Lista ka qenë në recepcion”, u përgjigj dëshmitari.

Prokurori e ka pyetur dëshmitarin se a e njeh Milan Radojqiqin. Dëshmitari tha se ka dëgjuar për të por që asnjëherë se ka parë. Prokurori e pyeti se a ka qenë Radojqiq ndonjëherë ne hotelin e tij.

“Mendoj se një herë ka qenë, sepse ai edhe nëse vinte, vinte pak si më ndryshe”, u përgjigj dëshmitari.

“A mendoni se ka qene organizator i këtij grupi”, vazhdoj prokurori special.

“Po ai vet e ka pranuar, çfarëdo qe mendoj unë, a i e ka marrë përgjegjësinë në vete. Ai vet nuk kishte guxuar ta bënte këtë gjë”, deklaroi dëshmitari.


Go to TOP