Në spitalet e Kosovës po trajtohen 89 pacientë të infektuar me coronavirus

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 89 pacientë janë të shtrirë për trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme në Kosovë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive në QKUK, 27 pacientë

Mjekimi Intensiv Qendror, 3 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten se dy persona kanë vdekur si pasojë e coronavirusit.

Po ashtu regjistruar 1,187 raste pozitive në 24 orët e fundit, pas testimit të 3,964 mostrave.

Kjo nënkupton se 40.43 për qind e rasteve kanë dalë pozitive.

Numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë ka arritur në shifrën 10,639.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Go to TOP