Rjedha e naftës në rrugën Pejë-Klinë, policia jep detaje

Qytetarët të premten kanë raportuar në Policinë e Kosovës se nga fshati Qyshk e deri në hyrje të Klinës ka rrjedhje nafte në asfalt.

Kështu tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, menjëherë pas këtij raportimi policia ka marr të gjitha masat në kuadër të kompetencave të tyre.

Siç u shpreh ai, policia i ka njoftuar zjarrfikësit që të pastrojnë pjesët kryesore të rrugës ku ka pasur rrjedhje të naftës.

“Njësiti trafikut rajonal, menjëherë pas marrjes së Informatës nga qytetarët, ka marr të gjitha masat në kuadër të kompetencave. Nga dalja e qytetit të Pejës e deri në Drenas, rrugës kishte pasur rrjedhje të derivateve të naftës. Njësiti rajonal i komunikacionit i ka marr të gjitha masat në kuadër të kompetencave, i kanë njoftuar zjarrfikësit që të pastrojnë rrugët…”, ka thënë Gashi. 

Go to TOP