Në një tubim madhështor në Shtutgart, Hamza takohet me bashkatdhetarë

Krerët e PDK e Kosovës janë pritur në një tubim në Shtutgart të Gjermanisë.

Kandidati për kryeministër i këtij subjekti Bedri Hamza tha në tubimin madhështor se bashkatdhetarët tanë meritojnë më shumë.

“Diaspora jonë i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën. Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën. Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë.

Bashkatdhetarët tanë meritojnë ma shumë! Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar ai. /Kosova.info/

Go to TOP