Messi dhe Inter Miami eliminohen nga gara për titullin e Kupës MLS

Lionel Messi dhe Inter Miami janë eliminuar papritur në raundin e parë të “playoff” të MLS, pasi janë mposhtur nga Atlanta United në një ndeshje që ka përfunduar 3:2 në favor të Atlanta, duke i larguar ata nga gara për titullin e Kupës MLS.

Inter Miami, që ka përfunduar sezonin e rregullt me një numër rekord pikësh, ka dalë nga gara pasi ka humbur dy ndeshje nga tri sosh. 

Përkundër fillimit premtues, ku Inter Miami ka kaluar në epërsi në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur kur ka shënuar Rojas, megjithatë epërsia e Miami nuk ka zgjatur shumë, pasi Atlanta ka barazuar vetëm dy minuta më vonë përmes Thiare. 

Pastaj Thiare ka realizuar sërish duke e çuar rezultatin në 2-1.

Miami ka besuar në barazim kur Gomez ka shënuar në minutën e njëzet e tretë, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje. 

Pavarësisht kësaj, Messi ia ka arritur të shënojë më në fund në minutën e gjashtëdhjetë e pestë, por megjithatë Miami është ndëshkuar sërish në momentin vendimtar të ndeshjes kur ka shënuar Slisz. 

Me këtë fitore, Atlanta kalon në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore, ku do të përballet me Orlando City, ndërsa New York Red Bulls dhe New York City do të ndeshen në gjysmëfinalen tjetër të konferencës.

Go to TOP