Haradinaj: Nuk jam në dashni të madhe me PDK e LDK, por Kurtin duhet ta heqim nga pushteti

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të punojë me LDK’në dhe PDK’në për ta larguar kryeministrin Kurti nga pushteti.

“Kush mund ta ndryshojë Kurtin, duhet opozita. Unë nuk them që jam në dashni të madhe as me PDK’në as me LDK’në, por më duhet të punoj me ta, për me e hjek këtë njeri”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së të UÇK-së në Pejë.

Ai tha që e ka “ditë që Kurti e ka të kaluarën e dyshimtë”.

“Por kam shpresu gjithë që ka me u mundu me kthy atë boxh që ia ka vendit të vet, por për fat të keq jo.”

Haradinaj shtoi se “Kurti i ka ofenduar vlerat e lirisë”.

“Na duhet një ndryshim, jam optimist, s’kam qenë kurrë ma optimist sesa jam sot, do t’i kryej këto punë që i kam qit para vetes, e di çka na pret, por e di që do ta kem mbështetjen e aleatëve”, tha ai.

Go to TOP