Në mungesë kuorumi, dështon Komisioni Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore

Në mungesë kuorumi ka dështuar konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve dhe mjeteve shkollore për nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët.

Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli këtë mbledhje të mbyllur.

“Fatkeqësisht nuk kemi kuorum të mjaftueshëm që të vazhdojmë më tutje në procesin e punës në këtë komision. Këtë mbledhje e shpalli të mbyllur”, tha Dreshaj.

Ndërkaq, deputeti nga partia në pushtet, Mefail Bajqinovci ka propozuar që mbledhjet e këtij komisioni të bëhen të premten në ora 13:30.

Më ketë u pajtuan deputetët që ishin prezent, përfshirë deputeten Arjeta Fejza, Mirlinda Tishukaj-Sadiku dhe deputetin Bekim Haxhiu.

Go to TOP