Në Kosovë shënohet Dita Kombëtare e Francës

Ambasada e Francës në Kosovë ka organizuar pritje për nder të Ditës Kombëtare të Francës.

Me këtë rast Ambasadori i shtetit francez, Olivier Guerot, ka mirëpritur autoritete të larta të Kosovës, kryetarë të komunave të Kosovës, ambasadorë të akredituar në Kosovë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, sportistë, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe pjesëtarë të komunitetit francez në Kosovë.

Në këtë ceremoni pritet që fjalë rasti  të mbajnë ambasadori francez, Guerot, kryeministri Kurti, ndërkaq presidentja Osmani të pranishmëve do tu drejtohet me një video mesazh.

Go to TOP