Në Kosovë mural kulturor, në Serbi mural i kriminelit të dënuar për krime lufte

Shkruan: Ilir MUHARrEMI kritik i artit

Pasdite e athët nëntori. Rrezet e zbehta të diellit e puthnin fytyrën e primadonës, bilbilit, mbretëreshës së këngës Shqipe Nexhmije Pagarushës. Ndërsa, ca re të bardha ishin mbledhë në qiell në formë rombi. E jetësuar në mural, fytyrë e bukur e një zonje, fytyrë e qeshur, miqësore, njerëzore. Kjo primadonë, fenomen i muzikës shqipe, me fyt të kristaltë, ishte dhe është e papërsëritshme dhe kënga e saj është art, ditiramb, përjetësi, mund të bëhet edhe religjion. Muzika e saj me mushkëritë e forta, të zhyt drejt një hapësire të largët dhe gjatë rrugëtimit ti merr forcë nga tingulli, akumulon brendësinë e shpirtit, bashkohesh me të njëjtën formulë, ndjenë kënaqësi, hap shtigjet e përjetimit dhe ushqen subkoshiencën tënde. Në këtë rrugëtim nuk ke nevojë të pajisesh me rregulla sepse vet Pagarusha ishte e lirë, thjeshtë ndiqe hyjnoren dhe ndjehu mirë me vokalin dhe tingullin. Ky mural  i realizuar nga artistja spanjolle Alba Fabre, është shembull i përjetësimit të figurave kulturore në shesh, hapërim drejt një sfere të pjekur kulturore ne si komb në radhë të parë.  Rajonet duhet ta marrin si shembull i mirë i qetësisë, ngritjes së nivelit artistik shkencor, edukativ, i një trashëgimie pozitive kulturore.

Në  serbi – Beograd po ndodh e kundërta me murale. Ata po përjetësojnë figura vrastare, shembuj negativ, kriminelë të dënuar për krime lufta të identifikuar nga krejt bota, nxitës dhe aplikues të masakrave në Kosovë. Figura e kasapit Ratko Mlladiç u përjetësua si mural në Beograd. Fytyra e tij dukej si një shprehje egërsie dhe marrëzie. Buzët e tija të holla duken si të ngrira. Në kokë ka të vendosur një kapelë ushtarake me flamur serb. Më dorën e djathtë e bën përshëndetjen ushtarake.

Derisa ne ushqehemi me figura artistike, edukative dhe kulturore, serbët mbjellin farën e urrejtjes dhe i pagëzojnë kriminelët.

Go to TOP