Në Kosovë, fundjavë me shi e bubullima

Mbi vendin tonë të shtunën e të dielën priten edhe reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.  Në aspektin termik të shtunën do të jetë më freskët e të dielën sërish pak më ngrohtë.

Sipas Prishtina Weather, fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht me vranësira, e ku mbetën mundësi për riga lokale shiu.  Temperaturat e ajrit nga e marta në rënie.E SPONSORUAR

Abazhure, kondicionerë e aksesorë oborri – në showroom tek ACN i gjeni të gjitha

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e të mërkurën zbresin edhe në 10C.  Maksimalet të shtunën zbresin në 20C, për të shënuar sërish rritje të dielën deri në 25C, e më pas me një tendencë të rënies deri në 19C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s, të hënën me hove edhe deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë me tendencë të rënies nën vlera normale, më pas shënon rritje. 

Go to TOP