Në Korenë e Jugut dalin në shitje maskat që mbulojnë vetëm hundën, megjithatë nuk po priten aq mirë në rrjetet sociale

Një maskë kundër-virusit që mbulon vetëm hundën dhe mund të vendoset edhe kur ushqeheni ka dalë në shitje në Korenë e Jugut.

Sipas medieve të huaja, maska “Kosk” është lansuar nga një kompani e quajtur Atman dhe një kuti me 10 copë sosh kushton 8.13 dollarë.

Maska përbëhet nga dy pjesë, njëra prej të cilave mund të hiqet për të mos mbuluar gojën.

Ndërkohë, në treg janë edhe maska të tjera të njohura si “Copper Antivirus Nose Masks” të cilat mbulojnë vetëm hundën. Ato janë krijuar për t’u mbajtur nën një maskë të zakonshme që mbulon gojën, që mund të hiqet kur darkoni jashtë.

Maskat e pazakonta si duket kanë tërhequr shumë vëmendje në internet, derisa një person në Twitter komentoi se kjo konsistonte në një “marrëzi të nivelit tjetër.

Një tjetër përdorues i Twitterit sugjeroi: Nuk është ndryshe nga njerëzit që i mbajnë maskat e tyre poshtë hundës”.

Megjithatë, përkundër kritikave, disa studime kanë sugjeruar se hunda është rruga më e lehtë që hyn coronavirusi në trup, kështu që mbajtja e një maskë hunde mund të mos jetë aq qesharake sa duket.

Një eksperte madje tha se këto maska ndonëse të çuditshme ishin “më mirë se asgjë”. 

Go to TOP