“Në këtë zarf është fillimi i rrugëtimit tuaj drejt BE’së”, Von der Leyen ia dorëzon pyetësorin e anëtarësimit Zelenskyt

“Ukraina është pjesë e familjes evropiane. Ne e kemi dëgjuar shumë qartë kërkesën tuaj dhe jemi këtu për t’ju dhënë një përgjigje të parë pozitive. Në këtë zarf është fillimi i rrugëtimit tuaj drejt BE-së. Në këtë zarf është pyetësori për anëtarësim”.

Kështu presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen që i dorëzoi me ceremoni presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një pyetësor për ta plotësuar, si pjesë e procesit të gjatë të anëtarësimit në BE, duke i dhënë mundësinë e jë hapi të rëndësishëm Ukrainës.

Von der Leyen tha se ajo shpreson të punojë ngushtë me presidentin Zelesnky për të plotësuar pyetësorin brenda javësh.

Duke e falënderuar atë kur mori dokumentin, Zelesnky tha: “Ne do të jemi gati me përgjigjet, Ursula, brenda një jave”.

Pyetësori është një nga hapat e shumtë që Ukraina duhet të plotësojë për të arritur anëtarësimin e plotë në BE.

Go to TOP