Në Gjilan protestuan Shoqatat e personave me aftësi të kufizuara

Anëtarë të Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara Handikos dhe Shoqatës së të verbërve kanë protestuar sot para objektit të Komunës së Gjilanit.

Ata kanë kërkuar nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni që t’i respektojë vendimet e Kuvendit Komunal për mbështetje të këtyre shoqatave dhe indirekt edhe personat me aftësi të kufizuara, e posaçërisht familjet me fëmijë me nevoja të veçanta.

Askush nga zyrtarët komunal nuk doli për t’i takuar protestuesit, ndërsa protesta u përcoll nga zyrtarët policorë dhe ajo u përmbyll pa telashe. Protestuesit i kanë thirrje zyrtarëve të komunës për përmbushje të kërkesave legjitime, e që sipas tyre do t’i evitonte protestat e radhës, e të cilat sipas tyre, do të jenë më radikale.

Go to TOP