Kurti në Forumin Ndërkombëtar të Grave: S’ka fazë të shtet-ndërtimit në Kosovë që nuk janë përfshirë gratë  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë, tha se nuk ka pasur asnjë fazë të shtet-ndërtimit në Kosovë e që nuk janë përfshirë gratë.

Kurti para të pranishmëve përmendi angazhimin dhe përpjekjet e grave për liri dhe paqe.

“Nuk ka pasur ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira në përpjekjet për liri dhe paqe…, angazhimi i grave më Kosovë nuk ka munguar në shtet ndërtim dhe mbarëvajtjen e shtetit tonë…”, tha ai.

Kreu i kabinetit qeveritar më tej deklaroi se gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë.

“Njerëzit këtu i besojnë grave po aq sa burrave kur vjen puna të siguria, si komandante supreme e kemi Vjosa Osmanin. Përkundër progresit, sfidat mbesin të mëdha, kemi vërejtur çdokund ku ka vështirësi në institucionet e sigurisë se prania e grave ndryshon gjendjen, qëllimi ynë është më i madh, pjesëmarrje të barabartë çdokund. Shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin për përkrahjen e grave për fuqizimin e rolit të tyre…”, tha Kurti. 

Go to TOP