Në argjendaritë e Pejës sekuestrohen 50 kg ari
Prokuroria Themelore në Pejë ka sekuestruar rreth 50 kilogramë ari në vlerë 5 milionë euro pas aksionit të zhvilluar sot në argjendaritë që ishin cak në këtë qytet.
Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj, në konferencë për media, tha se me detektimin e mjeteve të specializuara nga Dogana e Kosovës janë gjetur dhe lokalizuar 20 kilogramë ari.
Sipas saj, ari ishte i pashenjëzuar, i pacertifikuar dhe i pastampuar nga agjencioni përkatës që është në kuadër të ministrisë dhe, si i tillë, nuk është dashur dhe nuk lejohet të vihet në qarkullim.
Ajo theksoi se Prokuroria gjithmonë do të jetë në zbatimin e ligjit në të mirë të qytetarëve dhe vendit.
