Në 100-vjetorin e lindjes së Shaban Jasharit, nis projekti i ri edukues

Ministria e Mbrojtjes së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë nisur sot implementimin e projektit të lëndës zgjedhore “Edukimi për siguri”.

Ligjëratat për sigurinë nisën pikërisht për nder të 100-vjetorit të lindjes së heroit Shaban Jashari.

“Në kohëra të vështira lindin njerëz të mëdhenj, e padyshim se Shaban Jashari përveçse rrënjosi thellë ndjenjat patriotike në familjen e tij, një gjë tillë e bëri edhe tek nxënësit që patën fatin ta kenë mësues”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. /Kosova.info/

Go to TOP