​Ndezen qirinj në përkujtim të viktimave të Masakrës së Reçakut

Sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, përkujtohen civilët e vrarë 24-vjet më parë në fshatin Reçak, me ndezjen qirinjve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Qytetarë të shumtë i janë bashkëngjitur këtij aktiviteti në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti, tha se dita e përkujtimit të viktimave të gjenocidit ka një numër të madh të aktiviteteve që kanë ndërmarrë si qendër “Gjenocidi në Kosovë- plagë e hapur” për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e popullit.

“Shteti serb jo vetëm që nuk njeh krimet e gjenocidit që ka kryer në Kosovë, përkundrazi aplikon një logjikë të mohimit permanent. Kjo logjikë e vazhdueshme e shtetit serb për të mohuar krimin dhe gjenocidin dhe për ta sjellë para drejtësisë të gjithë zinxhirin nga koka komanduese deri tek ekzekutorët para drejtësisë plaga jonë do të mbetet e hapur dhe ne e kemi për obligim të ngremë zërin aq sa kemi fuqi, sepse nuk mund të shtet krimi më i shëmtuar që ka ndodhur në fund të shekullit 20 me popullin shqiptar të Kosovës”, ka thënë ai.

Mahmuti tha se mobilizimi këtë vit është shumë më i suksesshëm sesa vitet paraprake.

Go to TOP