Ndeshje interesante në ditën e tretë të Mesdhetarit

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së tretë të Kampionatit Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet, që po mbahet në Prishtinë.

Në Grupin A ndeshjen më të mirë e luajtën Kosova e Turqia. Pas një drame të vërtetë, fitorja me rezultat 22:21 i takoi Turqisë.

Rumania konfirmoi synimet e mëdha duke fituar 31:20 ndaj Malit të Zi. Telashe nuk pati as Spanja që fitoi 30:8 ndaj Bullgarisë.

Spanja e Rumania kanë nga tri fitore deri më tani. Pasojnë në tabelë Turqia, Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Në Grupin B rivaliteti më i madh ishte në ndeshjen Sllovenia – Maqedonia e Veriut që përfundoi 17:15. Sllovakia fitoi 29:16 ndaj Italisë, kurse Kroacia nuk lejoi befasi ndaj Greqisë duke fituar 24:15. Kroacia e Sllovakia kanë nga tri fitore. Pasojnë në tabelë Sllovenia, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. /Kosova.info/


Go to TOP