Ndeshja vendimtare Bad News Eagles kundër njërit nga ekipet më të mira braziliane MIBR

Nesër (e enjte), ekipi Bad News Eagles do të zhvillojë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tyre të CS:GO, pasi do të përballen me ekipin brazilian MiBR të cilët renditen në vendin e 25 në ranglistën botërore, për një vend në fazën tjetër të PGL Antwerp Major.

Ndeshja e cila do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, do të jetë shumë e rëndësishme për ekipin shqiptar Bad News Eagles, pasi fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet për në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, e cila do të zhvillohet me audiencë të drejtpërdrejtë.

Bad News Eagles kundër MiBR do të zhvillohet nesër (e enjte) duke filluar nga ora 15:45, dhe ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, si dhe në kanalin zyrtar të streamerit shqiptar Xhoci, me komentim në shqip.

Në rast të humbjes, ekipi shqiptar do të eliminohet nga turneu më i madh i CS:GO, ndërsa në rast të fitores do të kualifikohet për në fazën tjetër me ekipet më të mira të botës, siç janë FaZe dhe Na’Vi. 

Go to TOP