Ndeshja e barabartë me Finlandën nuk shpërblehet me pikë

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur ndeshje të fortë e të barabartë me Finlandën, të enjten mbrëma në Vantaa.

Megjithatë paraqitja e mirë nuk u shpërblye me pikë. Finlanda fitoi me dy gola dallim, 23:21.

Ndeshja e kualifikimeve për Evropian ishte e hapur deri në aksionin e fundit.

Ndeshje tjetër e rëndësishme me Finlandën na pret të dielën nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Vajzat tona e nisën ndeshjen mirë dhe ishin në epërsi në 15 minutat e parë. Më pas lojtaret vendase kaluan në avantazh dhe krijuan epërsi deri në katër gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë u luajt po ashtu lojë e fortë. Vajzat tona ishin vazhdimisht në ndjekje të rezultatit. U afruan disa herë në dy gola, por u mungoi fati për të barazuar.

Me plot 18 pritje u shqua portierja Aurora Kryeziu.

Më efikasja ishte Merlinda Qorraj me 10 gola. Elvina Qorraj i kishte tri gola, kurse Mirjeta Bytyqi, Yllka Shatri e Tina Hetemi nga dy. /Kosova.info/


Go to TOP