Ndërroi jetë veterani i pingpongut Hamza Kastrati

Federata e Pingpongut e Kosovës, njofton se, ndërroi jetë veterani i pingpongut Hamza Kastrati.

Me këtë rast, kryetari FPK-së, përmes një telegrami ka ngushëlluar për humbjen e Hamza Kastratit të gjithë pingpongistët e familjarët.

Telegrami i ngushëllimit:

E nderuara familja Kastrati,

Te nderuar perfaqesues te KVPP Prizreni,

Me dhimbje dhe pikellim te thelle morem lajmin per ndarjen nga jeta te pingpongistit, gjyqtarit e veteranit te shquar Hamza Kastrati.

Hamzai ishte nje burre i urte fisnik, zemergjere, bujar e i afert me te gjithe, i cili ia kushtoi nje pjese te jetes sportit te pingpongut pas te cilit ishte i pasionuar se bashku me te gjithe ne duke e promovuar ate ne qytetin e bukur te Prizrenit si bashkethemelues i klubit me perspektive te larte KVPP Prizreni, duke ndare drejtesine ne cilesine e gjyqtarit kombetare e poashtu duke marre pjese aktive ne pothuajse te gjitha garat e veteraneve si ne Kosove, Shqiperi e rajon.

Ndarja e tij nga jeta do te le boshllek te madh tek gjeneratat e reja dhe bashkepunetoret e tij, per te cilet ishte inspirim, se si me pune, perkushtim dhe edukate te larte arrihen sukseset.

Ne emer te Federates se Pingpongut te Kosoves i shpreh ngushellimet me te sinqerta, familjes se tij, KVPP Prizreni, miqve dhe gjithe dashamireve te sportit te pingpongut.

U prehsh ne paqe mik!

Jeton Beqiri

Kryetar

Federata e Pingpongut e Kosoves /Kosova.info/

Go to TOP