Ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skënderaj për shkak të një defekti
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se qyteti i Skënderajt do të përballet me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit të kompanisë, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor të furnizimit, që ndodhet në Klinën e mesme.
KRU “Mitrovica” u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim deri në sanimin e këtij defekti. /Kosova.info/
