SPORT

Ndërprejnë bashkëpunimin, FC Prishtina falënderon Abdulah Ibrakoviq

Klubi i futbollit, Prishtina dhe trajneri boshnjak Abdulah Ibrakoviq kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Megjithatë, Prishtina ka falënderuar Ibrakoviq për kontributin e dhënë për ekipin që nga 17 nëntori i vitit të kaluar.

“FC Prishtina dhe trajneri nga Bosnje e Hercegovina, Abdulah Ibrakovic e kanë ndërprerë bashkëpunimin. Klubi nga kryeqyteti dhe “timonieri” Ibrakovic janë ndarë me marrëveshje të dyanshme. Prishtina e falënderon Ibrakovicin për kontributin e dhënë në ekip që nga 17 nëntori i vitit të kaluar. Abdulah Ibrakovic që e udhëhoqi Prishtinën nga xhiroja e 14-të në Superligë, u largua nga klubi kryeqytetas pas ndeshjes me Ulpianën”.

“51-vjeçari ishte në krye të skuadrës në 26 ndeshje zyrtare në BKT Superligë dhe në kuadër të Kupës së Kosovës. Në Superligë ka arritur nëntë fitore, katër barazime dhe tetë humbje”.

Në njoftimin e tyre bëjnë të ditur se në dy ndeshjet e ardhshme Prishtinën do ta drejtojë Debatik Curri.

“Sa i përket ndeshjeve për Kupën e Kosovës në rrethin e parë e ka mposhtur Besën kurse në rrethin e dytë Drenicën. Në çerekfinale e eliminoi Ballkanin dhe në gjysmëfinale u përball me Llapin, të cilin e mposhti në ndeshjen e pare, kurse në atë kthyese humbi dhe nuk arriti në finale”.

“Prishtinën në dy ndeshjet e radhës, ndaj Dritës dhe Llapit do ta drejtojë Debatik Curri, i cili deri më tash e ka ushtruar rolin e ndihmës-trajnerit. Prishtina ndodhet e pesta në tabelë me 48 pikë të grumbulluara”.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort