Ambasadori amerikan uron Yllin për arritjen në finale

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka përcjellë sonte nga afër ndeshjen e basketbollit në mes të Prishtinës dhe Yllit, ku kjo e fundit siguroi finalen.

Ambasadori uroi Yllin për arritje në finale duke i dëshiruar shumë suksese.

“Lojë e shkëlqyer: Sigal Prishtina kundër Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale. Urime Golden Eagle Ylli dhe suksese në finale”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Kujtojmë se Ylli mposhti Prishtinën me rezultat 75-56.

Klubi i basketbollit nga Suhareka, Ylli, shkon në finale për vitin e dytë me radhë.

Go to TOP