Ndalohet për 48 orë i dyshuari për posedim të marihuanës
Policia e Kosovës njofton se ka ndaluar personin e dyshuar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij, ku gjatë kontrollimit janë gjetur 166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Sipas policisë i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për procedua të mëtejme ligjore.
“Antidroga e Policisë së Kosovës – Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve pas pranimit të informacioneve inteligjente dhe verifikimit të tyre se një person i dyshuar është duke u marr me shitje të substancave narkotike, me datë 07.11.2024 ora 13:30, ka përgatitur dhe realizuar planin taktik “TREGU” me ç ‘rast ka ndaluar personin e dyshuar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë edhe kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te të dyshuarit.
“Gjate kontrollimit/bastisjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si ne vijim:
166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit mMarihuanë, Qese te plastikes (që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike) dhe Një (1) telefon mobil
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë për procedua të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.
