Ndalohet paketimi plastik i frutave e perimeve në Francë nga sot

Një ligj i ri që ndalon paketimin plastik në shumicën e frutave dhe perimeve hyn në fuqi në Francë nga dita e Vitit të Ri.

Trangujt, limonët dhe portokallet janë ndër 30 të ndaluarat për t’u mbështjellë me plastikë.

Paketimet më të mëdha, si dhe frutat e copëtuara ose të përpunuara do të përjashtohen.

Presidenti Emmanuel Macron e quajti ndalimin “një revolucion të vërtetë” dhe tha se ai tregon përkushtimin e vendit për të hequr dorë nga plastika për një përdorim deri në vitin 2040, raporton BBC.

Më shumë se një e treta e produkteve të frutave dhe perimeve në Francë mendohet se shiten në ambalazhe plastike.

Në fillim të këtij muaji Spanja njoftoi se do të prezantojë një ndalim të shitjes së frutave dhe perimeve në ambalazhe plastike nga viti 2023 për të lejuar biznesin të gjejë zgjidhje alternative.

Go to TOP