Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarit për spiunazh

Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë dy të dyshuarit për spiunazh.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. /Kosova.info/

Go to TOP