NASA formon ekip për studimin e UFO-ve

NASA do të nisë një studim të ri mbi UFO-të, si pjesë e re e një shtytje drejt shkencës me rrezik dhe ndikim të madh.

Nga agjencia hapësinore gjatë së enjtes bënë me dije se do të formojnë një ekip të pavarur në mënyrë që të shohin se sa shumë informacion publik kanë në dispozicion dhe se sa shumë informacion tjetër do të duhet që të kuptojnë mbi pamjet e pashpjegueshme, shkruan The Guardian.

Ekspertët gjithashtu do të konsiderojnë mënyrën më të mirë të mundshme mbi përdorimin e këtyre informacioneve në të ardhmen.

Shefi i misionit shkencor të NASA-s, Thomas Zarbuchen, pranoi se komuniteti tradicional shkencor mund ta shoh si “një lëshim” qasjen e NASA-s në çështjen kontroverse, por ai përsëri thotë se nuk pajtohet assesi me komentet e tyre.

“Ne nuk po i shmangemi rrezikut të largimit nga tradita jonë. Ajo që ne e dimë, është se mungesa e të dhënave mbi këto fenomene do të jetë sfida jonë më e madhe”, tha Zarbuchen gjatë një fjalimi të bërë në internet për Akademinë Kombëtare të Shkencës.

NASA po e konsideron këtë si hapin e parë në përpjekjen e shpjegimit të pamjeve misterioze në qiell, të njohura si fenomene ajrore të paidentifikuara. 

Go to TOP