Napoli vazhdon marshimin, kthehet në pozitën e parë në Serie A pas fitores ndaj Bolognas

Napoli ka shënuar fitore ndaj Bolognas me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 10-të në Serie A.

Napolitanët e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar të parët me Lorenzo Insignen në minutën e 15-të, por italianin nuk ishte i saktë.

Vetëm pas tre minutash erdhi edhe goli i parë. Fabian Ruiz shënoi gol shumë të bukur me një goditje nga distanca (1-0).

https://twitter.com/Gideonatic/status/1453801703342592009?s=20

Në fundin e pjesës së parë Napoli gjeti edhe golin e dytë me Lorenzo Insigne që shënoi nga pika e bardhë për 2-0.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Lorenzo Insigne që shënoi për 3-0.

https://www.dailymotion.com/embed/video/x855uyl

Edhe pas golit të tretë, Napoli kishte raste të tjera, por që rezultati nuk ndryshoi.

Amir Rrahmani luajti për 90 minuta në këtë ndeshje.

Me këtë fitore Napoli kthehet në vendin e parë me 28 pikë, aq sa ka Milani.

Go to TOP