Napoli përforcohet me Traore

Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Hamed Traore, i është bashkuar Napolit nga Bournemouth në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sipas Napolit, marrëveshja e huazimit përfshin një opsion për ta blerë futbollistin duke paguar 25 milionë euro (27.17 milionë dollarë).

Traore i ishte bashkuar Bournemouthit si huazim në fillim të vitit të kaluar nga Sassuolo.

Në tabelën e Serie A të kryesuar nga Inter, Napoli gjendet në vendin e tetë.

Go to TOP