Napoli mposht Pisa në një ndeshje me shumë gola

Napoli ka arritur fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke mposhtur Pisa falë një goli dhe një asistimi të Leonardo Spinazzola, ku rezultati në fund ka qenë 3-2. 

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, e cila vinte nga seria më e gjatë pa humbje në pesë ligat kryesore evropiane, dhjetë fitore e pesë barazime, ka qenë favorite e qartë ndaj Pisa, e cila sapo është ngjitur në elitën e futbollit italian.

Ndeshja ka nisur kujdesshëm, me pjesën e parë të dominuar nga mbrojtja e Pisa, që i ka penguar napolitanët shumë të krijonin raste të rrezikshme. Kevin De Bruyne dhe Scott McTominay nuk ia kanë arritur të shfrytëzonin disa mundësi fillestare.

Megjithatë, Napoli e ka gjetur rrugën drejt golit në minutën e tridhjetë e nëntë, kur Spinazzola ka pasuar tek Billy Gilmour, i cili me një goditje të fortë me këmbën e majtë e ka kaluar portierin Adrian Semper.

Në pjesën e dytë, Pisa e ka barazuar përmes M’Bala Nzola, pas një penalltie të fituar nga Sam Beukema për prekjen e topit me dorë brenda zonës.

Napoli e ka rikthyer epërsinë me një gol të Spinazzola, i cili e ka shfrytëzuar hapësirën në zonë dhe e ka mposhtur portierin mysafir për herë të dytë. Fitoren e e ka vulosur Lorenzo Lucca, i cili e ka shënuar golin e tij të parë për klubin, duke shfrytëzuar pasimin e McTominay.

Pisa ka arritur të shënojë përsëri në kohën shtesë me Lorran, por ishte tepër vonë për ta ndryshuar rezultatin.

Aktualisht tabela e Serie A kryesohet nga Napoli me dymbëdhjetë pikë, ndërsa Pisa gjendet në vendin e parafundit me vetëm një pikë. 


Go to TOP