Napoli – Inter dhe Lazio – Juventus, dy ndeshje interesante të Serie A
Kampionati italian i Serie A rikthehet këtë fundjavë me dy ndeshje shumë interesante që premtojnë emocione të forta për tifozët e futbollit. Napoli do të presë Interin në një derbi që pritet të vendosë përballë rivalitetin dhe formën e skuadrave kryesore, ndërsa Lazio do të përballet me Juventusin në një sfidë që mund të ndikojë në pozicionet në mes të tabelës.
Derbi mes Napolit dhe Interit luhet të sot nga ora 18:00. Ndeshja është e vlefshme për xhiron e tetë të Serie A. Këto dy ekipe pikë të barabarta, nga 15 secili. “Nerazzurrët” janë në vendin e dytë, ndërsa napolitanët zënë vendin e tretë.
Interi nuk ka humbur ndaj Napolit në pesë takimet e fundit, me dy fitore dhe tri barazime.
Napoli ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Interit. Megjithatë, skuadra napolitane ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi, ndërsa Interi ka regjistruar katër fitore në pesë udhëtimet e fundit jashtë.
Napoli ka humbur dy ndeshjet e fundit. Në xhiron e kaluar të Serie A u mposht 1:0 nga Torino, ndërsa të martën pësoi një humbje të thellë 6:2 nga PSV Eindhoven në “Champions League”.
Interi duket më i fortë me rezultate, duke regjistruar shtatë fitore radhazi.
Ndërsa, ndeshja ndërmjet Lazios dhe Juventusit luhet të dielën nga ora 20:45 dhe do të mbyllë xhiron e tetë të kampionatit.
Lazio është në vendin e 12-të me tetë pikë, ndërsa Juventusi ka 12 pikë dhe zë vendin e shtatë.
“Zonja e Vjetër” nuk ka arritur fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, me dy disfata dhe pesë barazime. Kurse Lazio në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit ka regjistruar dy barazime, një fitore dhe dy humbje.
