Nagelsmann i hap rrugë rinovimit me Gjermaninë

Mbërriti në kombëtaren gjermane i motivuar për të drejtuar këtë ekip në Evropianin që do të mbahet pikërisht në Gjermani dhe për të harruar atë çfarë i ndodhi në Munich kur u largua papritur.

Tani duket se mes Jualian Nagelsmann dhe Gjermania ka diçka më shumë.

Në mikrofonin e “ZDF”, 36-vjeçari u përgjigj kështu pyetjes së gazetarit, i cili u interesua nëse ai do të rinovonte kontratën me Federatën.

“Mendoj se në këtë pikë shumë rëndësi ka edhe oferta që do të më bëhet. Edhe pse jam prej atyre që shikoj shumë nëse puna ime dhe e stafit tim vlerësohet. Ky sigurisht është një hap i parë i madh në këtë drejtim”, tha trajneri gjerman, të cilit i mbaron kontrata me Federatën Gjermane të Futbollit pas Euro 2024.

Go to TOP