Murtezaj: Franca nuk është kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Ambasadori-francez në Serbi, Pierre Cochard, tha se, shteti i tij e sheh të njëanshëm aplikimin e Kosovës në KE dhe sipas tij, për këtë arsye edhe Franca nuk mbështet.

Por pavarësisht këtij qëndrimi, ish zëvendësministri i MPJ-së, njëherësh profesor i diplomacisë në Paris, Valon Murtezaj, konsideron se ky vend nuk është kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Anëtarësimi është proces që kërkon komunikim dhe koordinim me të gjitha shtetet anëtare nga të cilat Kosova pret votën pozitive gjatë këtij procesi, dhe këtë duhet ta bëjë qeveria dhe diplomacia e Kosovës”, tha ai në një prononcim për Kosova.info.

Murtezaj thotë se, Kosova dhe qytetarët e saj e meritojnë që Kosova të jetë anëtare në këtë organizate të rëndësishme për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. /Kosova.info/

Go to TOP