Musliu komenton kohën kur Kurti ishte i burgosur politik: Është deformuar fizikisht nga rrahjet në Burgun e Pozharevcit

Gazetari e publicisti Fahri Musliu, ka komentuar spekulimet dhe konspiracionet rreth gjykimit të Albin Kurtit në kohën derisa ka qenë i burgosur politik në Burgun e Pozharevcit në Serbi.

Ai krejt këto i ka quajtur “trillime të ulëta” ndaj një njeriu “që është fizikisht i deformuar nga dhuna serbe e ushtruar mbi të”.

“Të akuzosh njeriun që është në burg, që ka përjetuar dajakun si shtazë, që është deformuar prej dajakut… A e ke pa si ecën Albini? Dhe t’i thuash atij se ai gjatë kohës së luftës ka qenë me vajzën e Sokoloviqit në Klinë, kjo është një imagjinatë e çuditshme. Unë habitem prej nga vjen”, është shprehur Musliui në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova.

Ai gjithashtu tha se Albin Kurti nuk kishte dhënë intervistë pas lirimit nga burgu i Pozharevcit, por ai ishte marrë me zor nga Policia dhe Kryqi i Kuq.

Go to TOP