Kosova afër një marrveshje finale me Serbinë?

Nga takimi i fundit në Bruksel, u gjet një zgjidhje për targat. Por nga ajo ditë, është premtuar përshpejtim i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Të paktën kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, i cili shprehu optimizëm se deri në mars të vitit 2023 do të arrihet një ujdi në mes të dy shteteve.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se me insistim të palëve është mund të ketë dinamizim të dialogut.Se dialogu mund të ketë progres nëse mbështetet nga Shtetet e Bashkuara e thotë Arbër Fetahu nga Grupi per Studime Juridike dhe Politike.

Pas arritjes së marrëveshjes për targat, liderët shtetëror nga Kosova dhe Serbia do të ftohen së shpejti në Bruksel, për të filluar diskutimet mbi propozimin franko-gjerman.

Go to TOP