Mushkolaj: Ekipi menaxhues për draft-statutin e Asociacionit është dashur të shkarkohet më herët

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se shkarkimi i ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit është dashur të bëhet më herët dhe jo tani pasi e ka prodhuar një dokument të dëmshëm, që do të shërbejë si bazë për negociata.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i qeverisë për shkarkimin e tij tani është i kotë dhe propagandë qeveritare.

Postimi i tij i plotë:

Ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit, që e paska shkarku qeveria, edhe ashtu s’ka pasë tjetër punë. Ky ekip është dashtë të shkarkohet më herët, e jo pasi ka prodhuar një dokument të dëmshëm, që do të shërbejë si bazë për negociata. Vendimi për shkarkimin e ekipi tash është i kotë dhe veç propagandë qeveritare.

Go to TOP