Mushkolaj e kritikon ashpër pushtetin pasi u krenuan me numrin e aplikimeve për tekste shkollore

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi disa zyrtarë të pushtetit kanë prezentuar shifra të reja në lidhje me subvencionimin me tekste shkollore.

Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se numri i aplikimeve për subvencionim me tekste shkollore po prezentohet si sukses nga pushteti, ndonëse i nuk u kanë lënë zgjidhje tjetër prindërve përvec aplikimit për subvencionim.

“Numrin e aplikimeve për tekste shkollore, pushteti po e prezanton si sukses. A janë more normalë? Pse, çfarë zgjidhje tjetër iu kanë lënë prindërve, përveç aplikimit? Për besë marre me u krenu me këtë send”, ka shkruar Mushkolaj.

Go to TOP