Murati akuzon Ramën për gënjeshtra rreth buxhetit të Prishtinës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama duke e akuzuar atë për gënjeshtra publike lidhur me buxhetin e komunës.

Murati tha se kjo çështje është sqaruar disa herë nga Ministria e Financave dhe publikoi një shkresë me të cilën, sipas tij, qeveria ia kishte përcjellë Kuvendit materialin e buxhetit të komunës që në janar të këtij viti.

“Përparim Rama po gënjen publikisht për buxhetin e komunës. Qe shkresa me të cilën qeveria i ka dërguar Kuvendit materialin e buxhetit qysh në janar,” shkroi Murati.

Ai po ashtu pyeti publikisht se pse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk po dëshiron ta votojë buxhetin e Prishtinës tani që Kuvendi është konstituuar. /Kosova.info/


Go to TOP