Murat Yakin për Shaqirin: Jeton për momente të tilla

Dinamika e Euro 2024 nuk lë shumë kohë për t`u menduar, pasi fokusi tani do të zhvendoset pothuajse menjëherë në ndeshjen tjetër, atë me Gjermaninë.

Megjithatë, Zvicra duhet të nxjerrë mësimet e momentit nga ballafaqimi me Skocinë. Trajneri i zviceranëve, Murat Yakin ka komentuar barazimin 1-1 të arritur në ndeshjen e dytë, sigurisht duke u ndalur dhe te goli i shënuar nga Xherdan Shaqiri.

“Shaqiri sonte dëshmoi se jeton dhe merr frymë për momente të tilla. Ishte një goditje e pabesueshme, ishte e vetmja gjë që mund të bënte në atë situatë”.”

“Skocia donte të rikthehej”, thotë Yakin. “Ata ishin poshtë, krenaria e tyre ishte lënduar. Unë fola më parë me ekipin se do të prisnim presion, se ata do të mbyllnin hapësirat. Ne mund ta kishim fituar ndeshjen, por ata gjithashtu krijuan mundësi”.

Yakin për diferencën mes Hungarisë dhe Skocisë: “Nëse i krahasojmë dy skuadrat, po Skocia na shkaktoi më shumë probleme sidomos në pjesën e parë. Do të jetë një lojë e vështirë mes Skocisë dhe Hungarisë. Kemi luajtur dy ndeshje, ne kemi katër pikë, do të shohim se çfarë do të ndodhë kundër Gjermanisë”.

Go to TOP