“Munishi AG“ përuron objektin e ri në zemër të qytetit Wil në Zvicër

“Munishi AG“, nga sot veprimtarin e saj të suksesshme në sektorin e pronës dhe mobilieve do ta zhvilloi në zemër të qytetin të vjetër në Wil. I pranishëm ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Bernë Sami Ukelli. Ai ka përgëzuar biznesin familjar “Munishi AG“, për arritjet që sot janë kurorëzuar me objektin e ri.

Në mesin e shumë mysafirëve, i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Bernë, Sami Ukelli. Ambasadori ka përgëzuar biznesin familjar “Munishi AG“, për arritjet që sot janë kurorëzuar me objektin e që njëherësh është edhe pronë e kësaj kompanie të suksesshme. Prezenca e tij në festën e familjes Munishi ishte mesazh i qartë i mbështetjes dhe vlerësimit për sukseset e kompanisë me pronar vëllezërit Gjergj, Nikolla dhe Franklin Munishi nga Kabashi i Vitisë.

“Munishi AG” nga sot veprimtarinë e saj të suksesshme në sektorin e pronës dhe mobilieve do ta zhvillojë në zemër të qytetin të vjetër në Wil. Ky biznes familjar për 18 vjet të ekzistencës në tregun zviceran ka dëshmuar kualitet të lartë të shërbimeve, besim dhe lidership në tregun e mobilierisë.

Sukseset e kompanisë “Munishi AG” kanë qenë vendimtare për të arritur te hapi i madh, kurorëzimi me përurimin e objektit, i cili sot përfaqëson një vlerë për qytetit e Wil-it. Jo vetëm të suksesshme në sektorin e biznesit, vëllezërit Munishi sot gëzojnë një respekt dhe vlerësim nga të gjithë qytetarët e qyteti të bukur Wil në Zvicër. Këtë e dëshmon edhe mundësia që sot pronë e një objekti me vlera të larta kulture të jenë vëllezërit me prejardhje nga Kosova.

Objekti i takon një periudhe të hershme i ndërtuar në vitin 1423, i cili është restauruar në tërësi duke u kthyer në një model të një objekti modern, por që ka ruajtur vlerat e larta të artit dhe kulturës.

Në të ndodhen edhe pikturua të periudhës së Renesancës të vitit 1500-1600, të cilat po ashtu janë restauruar duke u kushtuar një kujdes të veçantë. Puna e  bërë në objektin biznesor të familjes Munishi është vlerësuar mjaft lart nga shumë institucione, e sidomos nga ato kulturore të qyteti të Wil-it.

Përveç zyrave dhe lokaleve që do të jenë në shërbim të kompanisë “Munishi AG”, nga një nëntori i këtij viti do të jenë në dispozicion edhe banesa, të cilat ofrojnë  kualitet të lartë të jetesës në qendrën e qytetit të vjetër në Wil.

Objekti shumëvjeçar i restauruar mbetet i hapur për të gjithë ata që dëshirojë ta vizitojnë.

“Munishi AG”, si një lider i ofrimit të mobilieve me kualitet të lartë nga të paktën gjashtë kompani evropiane, nga tani e tutje si linjë të saj do të ofrojë produkte me kualitet dhe dizajn evropian të prodhuar nga brendi kosovar “Ciao Berto”.

“CiaoBerto” emër i njohur jo vetëm në tregun kosovar, por edhe në shumë vende evropiane. Nga tash e tuje prodhimet e këtij brendi të mobilieve do të jenë të garantuara nga kompania “Munishi AG” në Zvicër.

Si rezultat i bashkëpunimit të gjithë ata që dëshirojnë që në shtëpit e tyre të kenë mobilie nga prodhimet e “Ciao Berto”, do të mund ta gjejnë tek Munishi AG. Munishi AG ofron shërbime si në montim, duke u garantuar të gjithë klientët për produktet dhe cilësinë e prodhimeve kosovare që janë pjesë e “Ciao Berto”, e cila ka dëshmuar veten si lider në prodhimin e produkteve shtëpiake.

Go to TOP