Mujku: Arrestimi im pa bazë ligjore, ishte ditë e errët për drejtësinë
Vebi Mujku, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, ka bërë një deklaratë të fortë për ngjarjet e datës 8 shtator 2023, të cilën e cilëson si një nga ditët më të këqija të jetës së tij. Ai shprehet se u arrestua dhe u mbajt për 30 orë pa asnjë bazë ligjore, duke theksuar se ky veprim ishte i motivuar politikisht dhe një shfaqje e fuqisë së pushtetit.
“Pa asnjë arsye, mua më dërguan në mbajtje për 30 orë. Asgjë nuk janë 30 orë për një ditë të zakonshme, por janë tepër shumë në një vend të pazakontë dhe pa asnjë bazë ligjore, përveç aspektit politik, e vërtetuar tashmë nga drejtësia,” tha Mujku për të shtuar se, shpresoj të jenë ndarë të kënaqur porositësit e këtij skenari.
Ai shtoi se sa herë i mungon motivimi për punë, e viziton vendin ku kaloi atë natë të vështirë, duke u ndjerë i shtyrë të punojë për një shoqëri më të drejtë dhe pa shkelje të të drejtave të njeriut.
Për Mujkun, ajo hapësirë mbetet një simbol i padrejtësisë dhe një kujtesë për të vazhduar luftën kundër diskriminimit dhe abuzimit të pushtetit. /Kosova.info/