Muja: Vetëm gjoba e “Bechtel-Enka” ka qenë më e lartë sesa shpenzimet në ushtri

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë që gjatë këtij viti të qeverisjes Kurti, ka pasë transformim të madh politik.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Muja i është kundërpërgjigjur edhe atyre që këtë qeveri e kanë quajtur të dobët.

“Shpeshherë, gjatë këtij viti jemi etiketuar me emra të ndryshëm që është qeveria më e dobët, se jemi praktikantë. Mendoj që Kosova ka nevojë për kësolloj praktikash. Nuk kemi qenë aq të fortë që të shesim një ari tokë për 52 euro. Qytetarët e Kosovës nga raporti i fundit që kemi marrë nga AKP, janë shitur 30 mijë ari tokë me kosto 52 euro një ari”, tha ai.

Tutje Muja i është drejtuar qytetarëve të cilët e kanë votuar këtë qeveri, duke thënë që kjo e ka pasë një implikim të drejtpërdrejtë “plus 461 milionë euro në buxhetin e shtetit”.

“Qytetarë, pas një viti nga të dhënat e fundit të buxhetit të Kosovës për vitin 2021, mendim i i juaj për me votu VV-në dhe një qeveri të re e ka pasë një implikim të drejtpërdrejtë plus 461 milionë euro në buxhetin e shtetit. Të hyrat buxhetore të Kosovës në vitin 2011, ishin 1.3 miliardë euro. Ishte dashur një dekadë që ai të arrijë në 1.7 miliardë euro. Pra, ajo çka nuk është bërë për 10 vite është bërë për një vit, më shumë janë mbledhur të hyra tatimore nga qeveria Kurti për një vit, sesa gjithë qeveritë bashkërisht për 10 vite të tëra”, tha Muja.

Go to TOP