Muja i sigurt: 80% e qytetarëve s’preken nga shtrenjtimi i rrymës

Deputeti i LVV-së, Armend Muja tha se nga shtrenjtimi i rrymës nuk preken 80% e qytetarëvve.

Sipas tij, Kosova ishte i vetmi vend në Evropë ku çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit në vitin e kaluar.

“80% e qytetarëve të Kosovës nuk afektohen nga rritja e çmimit të energjisë. Është mirë të kuptohet”, tha Muja.

Ai komentoi edhe mospërfshirjen e veriut në bllok-tarifat e reja. Në atë pjesë të vendit, rryma nuk paguhet edhe më tutje.

“Vendimi që veriu të përjashtohet nga faturimi është marrë në vitin 2014. ZRRE e ka marrë vendimin që KEDS-it t’ia heq faturimin e veriut. Në vitin 2017. ZRRE-ja e partive në pushtet ua ka vendos KOSTT-it obligimin për me e pagu rrymën në veri si devijim”, tha Muja.

Go to TOP