Muhaxheri për çmimet e Kukës e Krasniqit: Sukses i madh dhe plotë meritë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas çmimeve të fituara nga Driton Kuka dhe Distria Krasniqi.

Ata u zgjodhën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Xhudos si trajneri më i mirë dhe atletja më e mirë, për vitin 2021.

Muhaxheri këtë e quajti lajm fantastik dhe një sukses të madh e plotë meritë.

“Një lajm fantastik! Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka shpallur Driton Kukën trajnerin më të mirë në botë në sportin e xhudos, kurse Distria Krasniqi xhudistja më e mirë në botë për vajza. Padyshim, ky një sukses i madh dhe plotë meritë”, ka shkruar ai në Facebook.

Go to TOP