Osmani për çmimet e Kukës e Krasniqit: Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës ka uruar Driton Kukën dhe Distria Krasniqin, të cilët u zgjodhën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Xhudos si trajneri më i mirë dhe atletja më e mirë respektivisht, për vitin 2021.

“Edhe dy rezultate historike për sportin në Kosovë. Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos si xhudistja më e mirë në botë. Ndërsa, Driton Kuka, mjeshtri i xhudos, u zgjodh trajneri më i mirë në botë në këtë sport”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

“Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme. Kosova e artë”, shtoi presidentja.

Go to TOP