Muharremi: Shteti duhet t’u shpallë luftë të pakompromis rrjeteve të fajdeve
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas raportimeve për tre persona të vdekur në Gjilan, ku dyshohet se rasti lidhet me fajdet. Ai e quajti situatën alarmante duke theksuar se dhjetëra e qindra raste të ngjashme janë raportuar gjatë viteve të fundit.
Muharremi shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe u bëri thirrje institucioneve të sigurisë, rendit, ligjit dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë për të shpartalluar e çrrënjosur këto grupe kriminale.
“Shteti duhet t’u shpallë luftë të pakompromis rrjeteve të fajdeve, pa humbur më shumë kohë dhe jetë të pafajshme,” tha ai. /Kosova.info/
